Skip to content Skip to footer
Universiteti “Haxhi Zeka”

I dedikuar për cilësi standarde dhe suksese

Fakulteti i Biznesit

Fakulteti i Biznesit i Universitetit “Haxhi Zeka”, me seli në Pejë, është bartës i studimeve themelore, master dhe të tjera të përcaktuara me Ligjin e Shkollimit të Lartë dhe me Statut të UHZ-së.

Fakulteti Juridik

Me qëllim të dinamizmit të aktivitetit angazhon pesë profesionistë me thirrje të larta shkencore e akademike të merreshin më hartimin e programit mësimor duke hulumtuar njëkohësisht edhe burimet njerëzore të cilët mund të ishin potencial për qenë pedagog të angazhuar në Fakultet Juridik.

Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit

Themelimi i Fakulteti i Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit (FMTHM), ka qenë rezultat i një procesi të analizuar mirë dhe i bazuar në të dhëna dhe rekomandime të cilat kanë dalë nga dokumenti i fisibilitetit për themelimin e Universitetit të Pejës.

Fakulteti i Agrobiznesit

Fakulteti i Agrobiznesit është njësi akademike pranë Universitetit ”Haxhi Zeka” që ofron mësimdhënie dhe mësimnxënie cilësore, për kuadrot profesionalisht të afta për tregun e punës në bujqësi, mjedis dhe ushqim për ti kontribuar ekonomisë në regjion e më gjerë me interes të përgjithshëm publik.
Icon

Fakulteti i Arteve

Fakulteti i Arteve , qendër kryesore rajonale përgatit profesionistë të aftë nëfushën e arteve, zhvillon dhe mbështet jetën artistike duke përmbushurnevojat e shoqërisë.

Fjala e Rektorit

Të dashur studentë, kolegë! Të dashur vizitorë! Universiteti është mundësia më e mirë që mund t’u ofrohet të rinjve dhe të rejave tona për të marrë formim të mirëfilltë. Ai ua jep mundësinë për ta ndërtuar të ardhmen e tyre. Qëllimi dhe orientimi ynë kryesor janë studentët, formimi i tyre, në mënyrë që ata të jenë të dobishëm për veten, për familjet e tyre dhe për vendin e tyre. Vetëm duke ua ofruar atyre mundësinë e arsimimit hapim rrugën për zhvillim dhe prosperitet të vendit tonë. Përpjekjet tona do të përqendrohen në ngritjen e cilësisë, ofrimin e programeve të përputhshme me nevojat e tregut, si dhe ofrimin e shkathtësive plotësuese, të cilat studentët tanë i bëjnë konkurrentë në tregun e dijes dhe të punës. Synim yni i përhershëm mbetet që të nxjerrim kuadro të cilët do të punojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë e që do të na bëjnë krenarë me arritjet e tyre shkencore e profesionale edhe jashtë vendit. Bashkëpunimi me institucionet e arsimit të lartë, qofshin ato vendëse ose ndërkombëtare, do të shfrytëzohet në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Mobiliteti i stafit akademik dhe i studentëve, shkëmbimi i përvojave dhe i metodave, do të sjellë përvoja, kulturë dhe frymë të re në institucionin tonë, duke përmirësuar ndjeshëm jetën akademike dhe atë studentore. Gjithashtu, ne do të punojmë ngushtë me palët e interesit, shoqërinë civile, bizneset, institucionet publike dhe private, ngase bashkëpunimi me ta është thelbësor për orientimin e programeve të universitetit tonë drejt nevojave të tregut. Sfidat për arritjen e objektivave tona sigurisht që janë të mëdha, por ëndrrat për ta shndërruar universitetin në një universitet bashkëkohor janë edhe me të mëdha. Prandaj, secili nga ne veç e veç, në pozitën e tij, është i rëndësishëm për arritjen e këtyre qëllimeve. Të gjithë bashkë, ndërkaq, mund ta bëjmë realitet këtë ëndërr të përbashkët. Është detyrë dhe obligim yni që të mbajmë lart frymën e bashkëpunimit dhe të shpirtit qytetar të vendit tonë. Rektori Prof.Dr. Armand Krasniqi

Prof. Dr. Armand KRASNIQI

Prof. Dr. Armand KRASNIQI

Rektor
unhz-bg1

Vizioni

Universiteti ”Haxhi Zeka” lider me kurrikulë studimore të integruar dhe bashkëkohore në harmoni me kërkesat e tregut në fushën e biznesit, agrobiznesit, mjedisit, turizmit, arteve, drejtësisë, aplikimit të teknologjisë së informacionit dhe në fusha të tjera të ndërlidhura”

Universiteti "Haxhi Zeka"

Misioni

Universiteti “Haxhi Zeka” si institucion akademik transferon dije në funksion të realizimit të potencialit të studentëve drejt tregut dinamik të punës, i përkushtuar në hulumtime shkencore, veprimtari artistike dhe ndërkombëtarizim, për t’i shërbyer zhvillimit ekonomik të rajonit të Pejës dhe të vendit në përgjithësi.

regjistrimi-semestrit.png

Miku i madh i Kosovës, Ambasadori Wiliam G. Walker është nderuar me titullin e lartë “Doctor Honoris Causa” i Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë. Përmes fotografive të përzgjedhura mund shihni momentet më interesante të ceremonisë së akordimit të çmimit.

octor Honoris Causa, William G. Walker was honored from Haxhi Zeka University

universiteti "Haxhi Zeka"

Vlerat

Në funksion të përmbushjes së vizionit dhe misionit të vet, Universiteti “Haxhi Zeka” do tëudhëhiqet nga vlerat dhe përgjegjësitë e mëposhtme:

01. Integriteti profesional dhe akademik – Të hapur dhe të sinqertë në veprimet tona!
02. Gjithëpërfshirja dhe barazia – Vlerësojmë diversitetin, përfshirjen, kujdesin, respektin dhe mirëpresim gjithsecilin!
03. Liria e shprehjes dhe e të menduarit – Inkurajojmë dhe vlerësojmë lirinë e shprehjes dhe mendimin kritik akademik!!
04. Konkurrueshmëria – Dëshira dhe motivimi për t’u bërë më të suksesshëm dhe më të dallueshëm!!
05. Shërbimi ndaj komunitetit – Bashkëpunim me grupe të interesit për t’ju përgjigjur sa më mirë nevojave të tyre!

I dedikuar për cilësi standarde dhe suksese

NJOFTOHU
Adresa

30000, Rr.“UÇK”-së 
Pejë, Kosovë

Haxhi Zeka University © 2024. All Rights Reserved.

NJOFTOHU
Adresa

30000, Rr.“UÇK”-së 
Pejë, Kosovë

Haxhi Zeka University © 2024. All Rights Reserved.